Burri kerkon 15 milion leket borxh, kusheriri nuk mban pergjegjesi...

  • 3 years ago
Ditën e sotme në rubrikën ?Shihemi në Gjyq? tek E Diela Shqiptare, janë përballur dy kushërinj për çështje pronash. Syrhaj Saliaj ka thirrur Artanin, djalin e tij të xhaxhait për t?i kërkuar shtëpinë që ia bleu para 21 viteve.
Artani i ka marrë Syrjahut 15 milion në vititn 1999 për një banesë dhomë e kuzhinë. Artani në vitin 1999 është shpallur si i pastrehë me një banesë dhomë e kuzhinë të cilën e ka pasur me kontratë provizore, në pritje të bërjes së kontratës përfundimtare të privatizimit që do kalonte në pronë të Artanit. Ai paraprakisht e ka shitur një herë banesën me një zotëri tjetër 12 milion lekë. Zotëria i dha 2 milion kapar derisa të bëheshin letrat e sakta dhe më pas do ja jepte shumën përfundimtare.
Artani mer 2 milionshin, niset në Greqi. Nuk i eci Greqia dhe në momentin që kthehet i thotë atij zotërisë që ishte brenda, të lutem më kthe banesën sërish. Aty fillon një konflikt. Syrjahu e ka shpëtuar Artanin nga konflikti që kishte me zotërinë dhe i ka dhënë 15 milion lekë për të rimarrë sërish shtëpinë dhe për të paguar privatizimin e shtëpisë. 3 milion ia dha për t?i futur në bankë, 2 të tjera për t?ja dhënë zotërisë që i kishte lënë kapur, ndërsa 10 të tjerë Artani i mori dhe iku me gruan dhe fëmijën në Greqi. Syrjahu tani kërkon që shtëpia të kalojë në emrin e tij sepse në dokumenta figuron ende emri i Artanit.
Artani nuk e priti mirë përballjen me kushëririn e tij, duke i kërkuar llogari pse e ka thirrur këtu dhe se ai nuk ka punë fare me të. Gjatë sencës kanë lindur edhe debate të forta të cilat kanë përfunduar edhe me ofendime.
Syrjahu: Të kam sjellë këtu sepse të kam harruar si surrat, nuk të kam parë që 21 vite.
Artani: Pse tani u kujtove?
Syrjahu: Po sepse ti e ke mbyllur telefonin. Unë të kam sjellë këtu sepse të kam dhënë disa para.
Artani: Çfarë para, të shtëpisë? E kam firmosur, të kam dhënë noterimin, të kam dhënë çelsin, vendimin e shtëpisë.
Syrjahu: Nuk më ke dhënë asgjë.
Artani: Vendmin e shtëpisë nuk ta jap unë, ta jep bashkia.
Syrjahu: Bashkia ka emrin tënd o zotëri.
Artani: Mora vesh që ke bërë privatizimin e shtëpisë, kush të thirri ty ta bëje privatizimin?
Syrjahu: Ti më ke thirrur.
Artani: Jo nuk të kam thirrur unë, ke dëgjuar që po bëhet privatizimi dhe ke ardhur.
Eni Çobai: Zoti Syrjah për çfarë e keni thirrur zotin Artanin në këtë seancë ndërmjetësimi?
Syrjahu: Unë kam qenë me qira, në vitin 1999 ky ka marrë një shtëpi dhomë e kuzhinë e bashkëjetonte me të shoqen dhe kishte edhe një fëmijë. Në këtë moment kur unë isha me qira, ky zotëria i ka shitur shtëpitë. Personi që i mori shtëpinë këtij i tha do t?i jap 2 milion lekë që ti Artan të ikësh në Greqi dhe pjesën tjetër do të ta jap në dorë. Ti më jep vendimin e shtëpisë unë do të të jap paratë. Personi tjetër që i dha paratë këtij, nuk e di çfarë i bëri, kishte lozur dhe i kishte prishur.
Artani: Për atë i shita shtëpitë për të ikur për më mirë.
Syrjahu: Në këtë kohë, ky i shkon zotërisë dhe i kërkon t?ja japë shtëpinë dhe ai i tha shtëpi nuk ke, ...

Recommended