PD: Qeveria ben propagande me termetin |Lajme-News

  • 3 years ago
Familja Fane në Lezhë është një tjetër denoncim i sjellë nga Partia Demokratike, për të treguar sipas saj propagandën e qeverisë me programin e rindërtimit. Drane Fane rrëfen se pallati ku ajo jetonte u kategorizua si i pabanueshëm nga inxhinierët pak ditë pas tërmetit, por që prej 9 muajsh ajo thotë se nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet lokale për fatin e banesës së saj.
?Pallati është deklaruar i pabanueshëm, por ekspertët nuk kanë ardhur për përfundimtaren. Nuk na thanë që dilni sot ose.....?.
Për shkak të frikës nga paqëndrueshmëria e strukturës së pallatit të vjetër, ajo thotë se është strehuar në një banesë tjetër, afër asaj të mëparshmes.
Familja Fane kërkon nga pushteti lokal që të zgjidhë sa më parë çështjen e shtëpisë, ndërkohë që barra financiare e qirasë së apartamentit ku ajo banon aktualisht, bëhet akoma dhe më e papërballueshme sipas saj me kalimin e kohës.
?Kërkoj që të tregohet e vërteta si i thonë asaj. Kur do rregullohet, kur do shembet, si do bëhet, qysh e tek. Një shtëpi e ndërrova, shtëpinë e dytë e kam këtu, të shkoj në shtëpi të tretë vetem të shkoj të mbytem ne lumë me djalin?.
Sipas Partisë Demokratike qeveria duhet t?i japë zgjidhje çështjes së familjeve, banesat e të cilave u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit të cilët me afrimin e stinës së dimrit janë lënë në qiell të hapur.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended