Ngritja e KQZ-së së re/ Komisioni po verifikon dosjen e 100 aplikantëve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur duhet edhe një javë nga përfundimi i afatit të mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për përzgjedhjen e kandidaturave për drejtuesit dhe anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dosjet e të paktën 100 aplikantëve po kalojnë sitën e përmbushjes së kritereve dhe vlerësimit të karrierës. DAMIAN GJIKNURIKRYETAR I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER KQZ-nëPo shqyrtohen dosjet nga administrata e kuvendit, po sistemohen dosje dhe shumë shpejt do të anonçohet seanca dëgjimore. MYSLIM MURRIZI.ANETAR I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER KQZ-nëShoh personalitete të fushave të ndryshme, njerëz që kanë integritet. Do të përpiqem të votoj atë që më mbush mendjen që është më i papërdorshëm nga PS, PD dhe LSI. Kandidatët që përmbushin kriteret do të rivlerësohen nga komisioni i posaçëm që ri-kthen në kuvend Partinë Demokratike, e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi. DAMIAN GJIKNURIKRYETAR I KOMISIONIT TE POSAÇEM PER KQZ-nëDo të kryejmë edhe procedurat e konsultimit me opozitën, Partinë Demokratike e cila është pjesë e procesit përmes dispozitave tranzitore për të përzgjedh komisionerin, nënkomisionerin dhe anëtarët e KQZ-së. Në përmbushje të marrëveshjes së 5 Qershorit për kodin e ri zgjedhor, komisioni përzgjedh tre kandidatura për drejtuesin e ri të KQZ-së , por në parlament për t?u votuar shkojnë dy, pasi njëra shkualifikohet nga Partia Demokratike. E njëjta procedura ndiqet edhe për nënkomisionerin, nga tre emrat e propozuar njëri shkualifikohet, por këtë herë nga Partia Socialiste.Mes kandidatëve të mundshëm për një mandat 7 vjeçar për kryetar të KQZ-së janë Ilirian Celibashi, Lefterie Lleshi, ish drejtues të këtij institucioni apo Ilir Rusmajli, ish ministër i drejtësisë në qeverinë Berisha një.Për nënkomisionerin që detyrë të vetme ka monitorimin dhe zbatimin e teknologjisë për identifikimin elektronik për një mandat katër vjeçar, mes konkurrentëve janë Lealba Pelinku drejtuesja e departamentit të antikorrupsionit në Partinë Demokratike apo Hysen Osmanaj, ish anëtar i KQZ-së.Si komisioneri dhe pesë anëtarët e dy komisioneve, atë Rregullator e të Ankimimeve dhe Sanksioneve zgjidhen me jo më pak se tre të pestat e votave në parlament.
Recommended