Haga: Kreu i OVL-së të UÇK-së, Gucati u arrestua për frikësim të dëshmitarëve dhe hakmarrje

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Hysni Gucati u arrestua të premten në Kosovë për veprat penale ?kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës?, njoftuan Dhomat e Specializuara për Krimet e Luftës në Kosovë përmes një deklarate për media.

Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, gjatë një bastisjeje që kjo e fundit u bëri zyrave të OVL-së.

?Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 25 shtator, 2020, Hysni Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë?, thotë njoftimi dhe shton se koha e paraqitjes së Gucatit para gjykatësit të procedurës paraprake do të bëhet e ditur më vonë.

Më herët, Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmoi arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim.

Të premten në Kosovë, Zyra e Prokurorit të Specializuar arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinajn.

Tri herë këtë muaj, Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se ka pranuar ? në mënyrë anonime ? dosje që lidhen me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike ose jo.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë, këtë javë, se disa aktivitete në të cilat është e përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ?kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur?.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale ka selinë në Hagë dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Më 24 shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka arrestuar edhe Salih Mustafën ? njërin prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit./REL/

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/haga-gucati-u-arrestua-per-frikesim-te-deshmitareve-dhe-hakmarrje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended