Top News - Në pranga Saimir Taullau/ Kërkohej në Zvicër për trafik droge

  • 3 years ago
Ka përfunduar në prangat e policisë, Saimir Taullau, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane Taullau akuzohet për trafik droge. Ai është arrestuar nga autoritetet maqedonase. Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut dhe figuron i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Emri i tij është njohur për Policinë. Përveç ngjarjes së rëndë në vitin 2005 në sheshin kryesor të Lushnjës, ku pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare u vra vëllai i tij, Baki Taullau, vetë Saimiri është arrestuar në vitin 2015 në Durrës.

Ai u kap bashkë me Laert Haxhiun me një sasi prej 1.2 kg heroinë. Taullau u dënua me 3 vite e 8 muaj burg. Taullau dyshohet se është pjesë e një bande rivale (banda e Artur Dajës) me atë të Aldo Bares dhe mes dy bandave konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997. Në kohën kur Aldo Bare kishte shumë ndikim dhe kontrollin e Lushnjës në periudhën e trazirave, mes tij dhe dy vëllezërve Taullau nisi një konflikt për prishjen e pazareve të drogës. Kjo gjë çoi në vendosjen e gjobës për familjen Taullau. Mospagesa e saj dyshohet se solli dhe vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaimirTaullau#Arrested#TopChannel

Recommended