Miri Hoti merr detyren si kryebashkiaku i ri i Durresit - (23 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Zyrtarizohet sot kryebashkiaku dhe këshilli i ri bashkiak i Durrësit. Më parë është votëbesuar këshilli i ri bashkiak, që përbëhet nga 45 anëtar dhe siç pritej 20 anëtarët e PD munguan. Më pas zv/kryeministrja Çeço i vuri shiritin kryebashkiakut të ri socialistit Miri Hoti. Nga ana e tij Hoti, premtoi se do të punojë me ndershmëri për qytetarët durrsakë, që e votuan.

Miri Hoti, Kryetari i Bashkisë Durrës:- ?Do të bëjmë në fillim atë më të domosdoshmen, më jetiken, ujin dhe dritat. Nuk do të lejojmë, që industria të punojë me korrentin e papaguar dhe banorët e kënetës të mos kenë dritë dhe fëmijët e tyre të mos mësojnë në shkollë. Na takon neve t?i ndihmojmë ata banorë dhe t?i krijojmë atyre një infrastrukturë të domosdoshme?.

Zv/kryeministrja Çeço shprehu besimin e qeverisë shqiptare, që këto përgjegjësi bashkia e Durrësit me kreun e ri të saj, do të dijë t?i menaxhojë më mirë për qytetarët durrsakë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended