Top News - Viktimat e Covid 19/ Rënie në Kosovë, nuk lëviz Maqedonia
  • 3 years ago
Një viktimë u shënuar nga Covid 19 në Kosovë, ndërsa numri I infektimeve vazhdon të ndjekë një trend të lehtë rënieje. 62 ishin rastet e reaj dhe 85 të shëruarit. Bilanci I jetëv të humbura nga sëmundja atje shkon kështu në 616. Që kur në Kosovë u regjistruan në 13 mars rastet e para të koronavirusit, bilanci I të infektuarve ka shkuar në 15,270. Deri tani, katër pacientë janë në respiratorë. Një ditë më parë Instituti Kombëtar te Shëndetësisë Publike deklaronte se dy javët e fundit, ka pasur një rënie të dukshme të numrit të rasteve në Kosovë, 44%. Në maqedoninë e veriut sakaq, shifrat janë sërish në rritje, pas një luhatjeje në ditët e kaluara. 5 janë viktimat dhe 183 të infektuarit e rinj në 24 orë. Megjithatë, presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se shtetet duhet të kenë strategji të tjera për menaxhimin e krizës me virusin dhe nuk duhet menduar sipas tij rikthimi I kufizimit te lëvizjes dhe mbyllja ekonomike. Në seancën e Këshillit të Sigurisë nuk u diskutua për gjendjen me pandeminë por Presidenti vlerëson se muajt e kaluar nën kufizime të rrepta duhet të mbeten në histori.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Maqedonia#TopChannel
Recommended