Ora News - Mësimi në pandemi dëmton fëmijët: Na pengon maska

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Zbatimi i masave anti covid në shkolla, edhe pse një element i nevojshëm për pandeminë, duket se po vendos në vështirësi nxënësit, veçanërisht ata të fillores. Së bashku me masat anticovid nxënësit përballen edhe me vështirësitë e shkaktuara nga mbajtja e maskës, shkurtimi i orëve të mësimit dhe pamundësia për tu socializuar me bashkëmoshatarët.

Masat anticovid në shkolla me orët e shkurtuara, mësimin me turne, përdorimin e maskës dhe shmangien e distancimit social po ndikojnë negativisht në aspektin social mes fëmijëve e kryesisht për ata të klasave të para. Disa prej tyre thonë se mbajtja e maskës i pengon të flasin ndaj dhe në disa raste detyrohen t?i heqin.

?Më bezdis, edhe nga syzet sepse me vjen avulli. Është e vështirë sepse nuk mund të flasim. Edhe mësuesja na thotë që të heqim maskën gjatë mësimit se nuk mund të shqiptojmë mirë.?

periudha e karantinës dhe ruajtja e distancës në klasë i ka bërë fëmijët të ndjejnë mungesën e socializimit me shokët

?Gjatë verës më kanë munguar shumë, nuk i kam takuar. Ndjehem sikur e vetmuar.?

Disa prej tyre thonë se në 25 apo 30 minuta kanë raste që nuk u mjafton koha për të kryer detyrat e klasës.

?I mbarojmë dhe kur nuk na dal koha i mbarojmë në shtëpi.?

Me shqetësim shihet situata edhe nga sociologët. Zyhdi Dervishi thotë se ndoshta do të ishte më mirë që këtë vit të mos niste shkolla për klasat e para.

?Mendoj se goditen më shumë nxënësit e klasave të para. Të shkosh pr herë të parë në shkollë dhe të mbash distanca me të tjerët, është një traumë e madhe. Ndoshta klasat e para nuk do duhej të fillonin këtë vit.?

Pavarësisht problematikave, sociologët thonë se mësimi në klasa është një hap i mirë për rikthimin gradual në normalitet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mesimi-ne-pandemi-demton-femijet-na-pengon-maska/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended