Keshilli Kombetar i RTV jep licenca per radiot dhe televizionet private - (22 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, do të vendosë për dhënien e licencave të para lokale për radiot dhe televizionet private. Në garë për licencë lokale janë 24 televizione, ndërsa për licencë kombëtare, krahas të kualifikuarve në fazën e parë, TV Klan, Telenorba Shqiptare, TVA, Shijak TV, ETV Ballkan. Pas plotësimit të dokumentacionit, konkurrojnë edhe Vizion Plus, Alba TV, Real TV, ATN1 dhe Kukës TV.

Dy licencat kombëtare, KKRTV, do t?i përcaktojë brenda datës 15 Nëntor. Për shkelje të ligjit të RTV, në mbajtjen e dy frekuencave, janë gjobitur me 5 milion lekë Telenorba Shqiptare, Nesër TV, Alba TV dhe Televizioni i Pogradecit, Sot7. Me dhënien e licencave, KKRTV, do të vendos gjoba të rënda mbi radiotelevizionet, të cilat nuk respektojnë blerjen e të drejtave televizive./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended