Jeton në çadër/Shtëpinë do ma bënin fondacionet fetare, por shteti do 5 mijë euro - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri shkoi në Bubq, ku u takua me familjen Preni, e cila paraqiti shqetësimin për gjendjen pas tërmetit shkatërrimtar.Kjo familje jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar, kur tërmeti iu dëmtoi rëndë banesën.Desilda Preni denoncoi se deri me tani nuk ka shkuar asnjë për t?iu thënë se çfarë do të bëhet më shtëpinë e tyre dhe se hapësira që ka kontenieri është shumë e vogël për 5 anëtarë të familjes, për të bërë kujdes edhe nga pandemia.Po ashu, Pampuri takoi një tjetër kryefamiljar, Martin Jaku, i cili, pas tërmetit të parë në 21 shtator, së bashku me familjen e tij prej 7 pjesëtarësh, jetojnë në çadra. Ai tregon se disa institucione shtetërore kanë qenë pengesë për ndërtimin e shtëpisë së tij, që do t?ia bënin disa fondacione fetare, pasi tek bashkia i kanë kërkuar 5 mijë euro për lejen e ndërtimit.Pjesë nga biseda:Martin Jaku: Jam Martin Jaku, banues i fshtait Mallkuç, lagjja Tarin. Në muajin shtator ra tërmeti dhe më shkatërroi shtëpinë, edhe më erdh komuna. Do të marrësh inxhinierin. I shkrujta inxhinierit, inxhinieri nuk më erdhi. Ditën e fundit vjen inxhinieri te një shtëpi këtu me një fjalë, se ka shtëpiat në Mazhe ai, ka 3 shtëpia, i ka bërë vetë, dhe më tha mua nuk marr urdhër nga ty, marr nga kryetari i komunës. Ore kam shkrujt emrin. Ore nuk vij, tha. Tani mu më tahnë ca të fesë, me një fjalë, që mund të më ndihmojnë për shtëpinë, e kështu, se shkoi vonë. Edhe shko, duam leje ndërtimi tha. Duam një leje ndërtimi tha, se inxhinierët dhe ustallarët i biem nga jashtë shtetit. Edhe unë atë ditë çova gruan me vajzën, se isha i angazhuar me punë. Shko atje në bashki e tha ne nuk na e kanë pru zyrtare. Leja e ndërtimit bënë 5 mijë euro. Edhe unë fola me këta. Unë tha të jap paret ty o Martin, të bëj shtëpinë ty, e nuk mund t?i jap 5 mijë euro shtetit!Orjola Pampuri: Domethënë kushtet janë këto që janë, këto që shohim ne?!Martin Jaku: Këto që janë?Orjola Pampuri: Këtu ti jeton me fëmijët, me bashkëshorten, tani vjen dimri?Martin Jaku: Jam vetë i 7-ti. Unë vetë i 5-ti, 2 motrat 7. Jemi katandisur kështu dhe nuk kemi asnjë shpresë, e themë publikisht këtu. Të më kishte dhënë paret, e kisha bërë shtëpinë unë, edhe më fundërrina në fshat e kishte bërë shtëpinë!

Recommended