Asambleja e Partise Aleanca Demokratike (21 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Më 2 dhjetor do të mblidhet kongresi i zakonshëm i Partisë Aleanca Demokratike. Kështu ka vendosur sot asambleja e kësaj partie e cila është mbledhur për të diskutuar dhe analizuar punën e organeve drejtuese të Aleancës për zgjedhjet lokale të 1 tetorit dhe 15 tetorit. Disa prej anëtarëve të asamblesë i quajtën rezultatet e Aleancës Demokratike në zgjedhje, rreth 3% të votave dhe një kyetar komune, tepër të ulta. Kritikat kryesore ishin ndaj presidentit të partisë Ceka dhe sekretarit të përgjithshëm Peshkëpia.
Ndërsa lideri i Aleancës Demokratike Neritan Ceka i quajti zgjedhjet normale dhe rezultatet e partisë së tij një sukses pasi kandidoi jo në hijen e Partisë Socialiste. Gjithashtu në asamble u vendos ngritja e një grupi pune të kryesuar nga Arben Demeti që do të mbledhë akesat ndaj procesit zgjedhor të 1 dhe 15 tetorit.
Një relacion i këtyre ankesave do t'i përcillet kuvendit popullor, KQZ-së dhe OSBE-së. Ndërsa në pritje të datës 2 dhjetor, ditës kur do të mblidhet kongresi i Aleancës Demokratike, do të punohet për zgjedhjen e delegatëve. Gjithashtu sipas liderit Ceka do të punohet dhe për rigjenerimin e partisë në zonat ku u evidentuan më problematikë gjatë zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended