Genc Burimi “sikletos” Grida Dumën: O zotëri, ti me tollovinë tënde, flas ashtu sikurse di unë!

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Gazetari i Radio Francë, Genc Burimi është debatuar me ish-deputeten e PD-së Grida Duma në ?Tempora? nga Sonila Meço në RTV Ora.

Burimi tha se ka vështirësi të kuptojë nëse Duma flet si gazetare apo si politikane, ndërsa Duma i është kthyer ashpër Burimit.

Genc Burimi: Nuk e di se me zonjen Grida Duma kam një vështirësi, sepse nuk e di nëse është gazetarja që flet apo politikania. Ka një orë në emision dhe nuk ka?

Grida Duma: O zotëri, se ti sa herë që vjen ke këto përshtjellimet e tua. Nuk të ndjek.

Genc Burimi: A mund të më flisni me ju?

Grida Duma: Flas ashtu sikurse di unë dhe ashtu sikurse e dëgjoj atë tollovinë tënde.

Genc Burimi: Unë nuk kam pasur ndonjëherë qëllim t?ju denigroj.

Grida Duma: Mund të lexosh CV-të e njerëzve se janë në internet. Unë jam përfaqësuese e PD-së për shumë gjatë, nëse nuk e di informohu!

Genc Burimi: Të flasim duke mbajtur distancë nga debati që dha elementë shumë shqetësues për korrupsion të mundshëm për ndërtimin e shkollave. Zonja Duma përfitoi nga kjo se është në opozitë, por shqiptarëve u duhet diçka më konkrete se çfarë do të bëjnë kur të vijnë në pushtet.

Grida Duma: Sonilë, faleminderit për ftesën!

Më pas, Duma u përpoq që të largohej para dhënies së publicitetit në emision.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/genc-burimi-sikletos-grida-dumen-o-zoteri-ti-me-tollovine-tende-flas-ashtu-sikurse-di-une/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended