Tempora - Duma: Furtunë e jashtëzakonshme që intervista e Manjola Cakonit të mos vazhdohej

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

E ftuar në ?Tempora? të gazetares Sonila Meço, ish deputetja e PD, Grida Duma komentoi atë që shumëkush po e quan ?propaganda e qeverisë mbi rindërtimin? pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të shkuar.

E pyetur nga moderatorja e emisionit se, a po i përgjigjet PD me anti-propagandë propagandës së qeverisë, duke patur parasysh rastin tragjik të familjes Cakoni, sipas zyrtares së selisë blu, PD është në momentin e saj legjitim dhe misionar për të bërë detyrën e saj.

?PD është në momentin e saj legjitim dhe misionar ti përgjigjet kokë më kokë. Propagandës askush nuk mund ti përgjigjet me heshtje. Komunikimin e njoh dhe besoj fort se në një vend ku shqiptarët nuk kanë fuqi, janë dramat e jetës për të nxitur forcën e vetme të mbetur: opinionin publik dhe vëmendja, ne duhet ti bëjmë ata të mos harrojnë. Ta rikthesh edhe një herë ngjarjen nga fillimi dhe ku ka nisur?, tha Duma.

Ish deputetja dha detaje të reja mbi familjen Cakoni.

?Ajo është familja simbol e përdorur nga Rama me fëmijë 11 vjeçar që i thuhej ?do të marr me Zahon?. Nëna deklaronte në intervistë se nëse do të mësoja që djali nuk jetonte do ti hiqja tubat vetes. Ne kemi vepruar pas intervistës së saj. Ka qenë totalisht spontane. U bë një furtunë e jashtëzakonshme që intervista e saj të mos vazhdohej. Pas kësaj reagova në Facebook pasi dëgjova fjalët ?ti nuk meriton pension nga qeveria se ke 2 viktima jo 3?. Mendoni kur i ndodh kësaj familje që duhej të ishte simbol i ringjalljes, harrohet dhe çpohet në periferi në një strehim, jo shtëpi?, u shpreh Duma.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/propaganda-e-qeverise-me-rindertimin-duma-furtune-e-jashtezakonshme-qe-intervista-e-manjola-cakonit-te-mos-vazhdohej/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended