Vijon bashkepunimi PS-PSD, socialdemokratet marrin pjese ne keshillat bashkiak - (19 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ulen tonet e polemikës mes socialistëve dhe socialdemokratëve. Një shtrëngim duarsh mes kryeparlamentarit të socialistëve Arben Malaj dhe Skënder Gjinushit, e ka bindur këtë të fundit se është ende herët, që mazhoranca socialiste të votojë për largimin e tij nga detyra e kryeparlamentarit.

Gjinushi ka siguruar gazetarët se do t?i paraqesë dy anëtarët socialdemokratë, në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Tiranës, ndërsa demokrati Gjana ka deklaruar, se mbledhja e këtij këshilli është e paligjshme, pasi nuk do të jenë prezent në të 2/3 e këshilltarëve bashkiak të kryeqytetit.

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- ?Incidenti i Orikumit është në gjykatë dhe mund të pyesni gjykatën e Vlorës. Ne nuk kemi bërë thirrje për bojkot të anëtarëve të këshillit bashkiak?.

Arben Malaj:- ?Jo vetëm Partia Socialiste me PSD, por mendoj se të gjitha forcat politike në vend, pas mbarimit të një fushate elektorale kanë shumë më tepër punë përpara?./tvklan.al

Gazetare ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended