Top News - Rekord infektimesh/ Greqi, 453 raste të reja me covid

  • 3 years ago
Numri i rasteve me covid -19 ne Greqi gjate 24 oreve te fundit ka shenuar rekord prej fillimit te pandemise pasi Organizmi Kombetar i Shendetsise ka deklaruar 453 te prekur . Prej tyre 174 jane gjetur vetem ne periferin e Athines dhe 184 ne kampin e ri te refugjateve ne Mori ate Lesvos, ndersa 25 persona jane gjetur pozitive gjate kontrolleve ne pikat e hyrjes ne vend si portet, aeroportet apo kufijte tokesore. Tete raste jane regjistruar edhe ne nje prej manastireve te Malit te Shenjte dhe menjehere eshte vendosur sistemi i karantines. Keshtu numri i pergjithshem i rasteve ne Greqi shkon ne 15 595 , ndersa numri I personave ne terapi intensive ka shkuar ne 79 vete. Gjithashtu gjate 24 oreve te fundit kane humbur jeten edhe 6 persona dhe numri I pergjithshem I vdekjeve nga virusi ka shkuar ne 344. Nderkohe qeveria greke ka miratuar masa te reja per 14 ditet ne vazhdim sidomos per periferine e Athines ne te cilen u regjistruan mbi 1000 raste brenda javes se fundit. Keshtu deri ne daten 4 tetor nuk do te lejohen me shume se 9 persona te mbledhur bashke ne ambiente te mbyllura, por edhe te hapura ,mase kjo qe parandalon mbledhjen e te rinjve kur mbyllen klubet pas ores 12 ,ne sheshe te ndryshme te qyteteve te medha. Gjithashtu ne dasma, pagezime apo vdekje nuk do lejohen me shume se 20 persona . Ne periferine e Athines ne sektorin privat dhe shteteror 40% e personelit do te punoje nga shtepia,ndersa oraret e punes do te jene te pershkallezuara. Keshillohen gjithashtu personat mbi 65 vjec te minimizojne levizjet dhe daljet nga shtepia, si dhe kontaktet me persona te tjere te rrethit familjar

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rekord#Greece#TopChannel

Recommended