Top News - Ambasadori në Serbi/ Izraeli njohu Kosovën me 4 shtator

  • 3 years ago
Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se nuk mund të diskutohet më nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator. Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. ?Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara. Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës?, tha Vilan për televizionin N1 në Serbi. Vilan tha se kur ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin inaugurues, ata kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Serbisë. I pyetur se si e ka komentuar Vuçiq njohjen e Kosovës nga Izraeli, Vilan tha se ?kjo nuk është diçka me të cilën Vuçiq është i kënaqur?. "Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiq do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington", tha ambasadori.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Izrael#Kosove#TopChannel

Recommended