Balla: “Listat e Hapura, fakt i pakthyeshëm” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla deklaron se listat e hapura janë tashmë një fakt që nuk kanë kthim pas.Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, numri dy i socialistëve tha se PD dhe LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime, ndërsa bëri thirrje për të gjetur një gjuhë të përbashkët.?PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri. Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve. Opozita parlamentare, një deputete ka dorëzuar propozimet dhe në Komisionin e Ligjeve të nisë. Të vazhdojmë diskutimin me ta, e nxis partinë demokratike dhe LSI të kontribuojnë. Drafti i propozuar prej nesh është draft që i ka marrë 100% sensibilitetet. Nga të gjitha këndvështrimet. Listat janë 100% të hapura. Sepse çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët.?Sipas Ballës, propozimi i bërë nga socialistët garanton barazinë gjinore dhe reflekton të gjitha kërkesat e palëve.?Koha kur ne bënim Kode Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe, siç është historia e koalicioneve në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vargon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër. Garantoj që propozimi ynë zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë. Kroacia, Çekia, Holanda, Belgjika. Vende që japin mundësinë qytetarit të japë 2 vota. Do vijojnë diskutimet. Të gjitha çështjet janë të hapura. Le të vijojë diskutimi. Por një shtet unitar si Shqipëria e ka të domosdoshme.?
Recommended