Top News - Ditëlindja, Helena Kadare/ Intervista e fundit tek ‘Hipokrati’

  • 3 years ago
Shkrimtarja Helena Kadare feston sot ditëlindjen e saj të 77-të. Bashkëshortja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ka bërë rrugëtimin e saj në letërsinë shqipe ku ka lënë gjurmë me krijimtarinë e saj. E lindur në vitin 1943 Helena Kadare është një shkrimtare e cila ka prekur pothuajse të gjitha zhanret e lëtërsisë

Krimijtaria e saj letrare përfshin tregime, novela, romane dhe skenare filmi. Helena Kadare është marrë edhe me përkthimin, kryesisht nga letërsia franceze Fillimet e saj në krijmtari ajo i ka pasur me novelen ?Shuaje dritën Vera? të botuar në vitin 1966. Helena Kadare jeton prej vitesh në Paris, por shpeshherë së bashku me bashkëshortin ajo kalon disa kohë edhe në Shqipëri.
Intervistën e fundit për mediat Helena Kadare e ka dhënë ekskluzivisht për emisionin ?Hipokrati? ne Top Channel, maj të këtij viti.

Në lidhje live nga Parisi, shkrimtarja e mirënjohur ka rrëfyer përjetimet e saj në këtë kohë pandemie. Në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota, Helena Kadare vlerësoi punën vetëmohuese të ekipit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin ?Infektiv?, të cilët po përballen në vijën e parë të frontit në betejën me koronavirusin.

?Pashë një emision në Top Channel mbi koronavirusin, një emision ku tregohej një punë e jashtëzakonshme që bënin mjekët e ?Infektivit?. Sapo të kem mundësi, dua të shkoj e t?i përulem atyre grave, mes të cilave pashë një heroizëm që nuk e gjen gjëkundi.?

Në këtë ditë të shënuar për shkrimtaren e mirënjohur nuk ka munguar edhe një urim nga kryeministri Edi Rama, përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale. Rama e ka krahasuar Helenën me një ëngjëll, pjesë e pashmangshme e historisë së jetës së Ismail Kadaresë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HelenaKadare#IsmailKadare#TopChannel

Recommended