Top News - Listat e deputetëve/ Balla-modeli ynë, nuk është shpikje!

  • 3 years ago
Taulant Balla ka qenë në të njëjtën linjë me Damian Gjiknurin, përsa i përket listave të hapurave dhe modelit që është menduar për to, pas kërkesave të opozitës brenda dhe jashtë parlamentare.
?Lista e hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm , kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët të japin votën jo vetëm për partinë, por dhe për kandidatin. PS ka bërë publik një draft për këtë dhe ne këtë e diskutuam dhe në mbledhje. Ne e inkurajojme KP të gjejë gjuhën e përbashkët për ndryshimet për kodin zgjedhur, dhe që të mos humbim më kohë në kuvend do depozitohen propozimet tona.

Balla sqaroi se formula e propozuar prej tyre nuk është e ?shpikur? prej tyre, por është një model që zbatohet dhe nga shtete si Kroacia, Belgjika, Holanda, Çekia.

Unë shpresoj që dhe nga ana e opozitës jashtë të vazhdojmë diskutimin, i nxis të kontribuojnë me propozimet e tyre, drafti ynë i ka marrë parasysh 100 përqind të gjitha këndvështrimet dhe e të gjitha partive politike. Dua të garantoj çdo njeri që propozimi ynë zbatohet në vende që kanë përafërsi me ne, si Kroacia, Belgjika, Holanda, Çekia , pra që i japin mundësi qytetari të shprehin dy vota.
Taulant Balla i bëri këto deklarata, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, ku në qendër të diskutimeve ishte organizimi I Asamblesë së Partisë Socialiste.

Asambleja e Partisë Socialiste mendohet do të mbahet në javën e parë të tetorit dhe do të organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë. Ata do të lidhen me njëra tjetrën online, për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TaulantBalla#DamianGjiknuri#TopChannel

Recommended