Top News - Policia blindon rrugët në fundjave/ Garat e shpejtësisë!
  • 3 years ago
Policia rrugore që prej mesnatës vijon kontrollet në disa akse rrugore, të cilët në jo pak raste përdoren nga drejtuesit e makinave si pista për gara shpejtësie. Gjatë aksionit 47 Leje drejtimi janë pezulluar për shpejtesi dhe alkool, ndërsa 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar ?per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt?, në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.
Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orën 01:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë kontolleve me radar në rugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan -Tiranë, janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 31 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejura, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h.
Po gjatë këtij harku kohor janë evidentuar dhe janë dërguar per gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, dy drejtues motomjetesh dhe dy drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërë gara shpejtësi me njeri-tjetrin, si dhe janë vendosur 51 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksion plotësues dhe për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës si dhe deri në këto momente janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 16 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.44 mg/l.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Garat#TopChannel
Recommended