Top News - Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg

  • 3 years ago
Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njoftoi Gjykata. Ajo ishte 87-vjeçe. Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.


Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë. ?Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,? tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë në 1983, zonja Ginsburg kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave. Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjykatës të tretë gjatë mandatit të tij.

Kanali radiofonik NPR njoftoi se disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: ?Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
# RuthBaderGinsburg#TopChannel

Recommended