I mbijetoi atentatit me tritol, Gjini flet nga spitali: S'mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllai

  • 3 years ago
I mbijetuari i atentatit me tritol 3 ditë më parë në Tiranë, Preng Gjini ka mundur të flasë për policinë nga Spitali i Traumës ku është i shtruar. Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar. Ai ka thanë se atë ditë ka qenë në Tiranë ku ka zhvilluar takime të ndryshme me shok e miq.

Gjini i ka treguar policisë edhe lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, ndërsa grupi hetimor ka vënë nën monitorim këto hapësira me shpresën se mund të gjejë ndonjë indicie apo gjë të dyshimtë.

Prokurori ka sekuestruar të gjitha filmimet e bëra nga kamerat e sigurisë në zonat ku ka lëvizur Gjini, për të parë nëse ka pasur ndonjë person apo automjet që e ka gjurmuar nga pas, pas se t'i bëhej atentati me tritol në makinë me "A Clas Benz" me të cilën udhëtonte, që ishte në pronësi të kushëririt të tij.

Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kamë vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi më të kam marrëdhënie të mira", ka qenë deklarata e Preng Gjinit para oficerëve të policisë nga shtrati i spitalit ku qëndron i shtruar dhe jashtë rreziku për jetën.

50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar. Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini, ai e mohon këtë fakt.

Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive.

Recommended