Atentati, dëshmia e Gjinit: Asnjë konflikt. Në Shqipëri për 1-vjetorin e vdekjes së vëllait

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ora News siguron dëshminë e Preng Gjinit, dhënë para grupit hetimor nga Spitali i Traumës ku po trajtojhet pas plagosjes së rëndë shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi vendosur poshtë makinës që ai drejtonte.

50-vjeçari, emër i njohur për drejtësinë, është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se ishte kthyer në Shqipëri me rastin e 1-vjetorit të vdekjes të të vëllait, Armando (Tonin) Gjini, i ekzekutuar në qytetin e Rrëshenit.

Në dëshminë e dhënë nga Preng Gjini në lidhje me shpërthimin në zonën e ish-Nesharakut ai ka deklaruar: ?Nuk kam konflikte me asnjë njeri. Kam ardhur në Shqipëri para një muaji për 1-vjetorin e vdekjes së vëllait. Kam jetuar më shumë jashtë se në brenda vendit. Disa minuta para shpërthimit kam marrë makinën, e cila është e djalit të hallës, e kam përdorur gjithmonë si pasagjer, atë ditë e mora ta drejtoj vetë?.

Ndërkohë, në lidhje me hetimet, grupi hetimor ka administruar një numër të madh të pamjeve të kamerave të sigurisë, jo vetëm në Tiranë por edhe zona të tjera.

Deri në këto momente akoma nuk është zbuluar akoma se kur dhe ku është instaluar sasia e tritolit.

Ndërkohë grupi hetimor ka tentuar të zbuloj përmes sinjalit për shpërthimin me telekomandë, por nuk është arritur asgjë pasi nuk është përdorur kartë SIM.

Teksa ishte lëvizur me makinën e të afërmit të tij, tip Mercedes Benz A Class, në afërsi të urës së ish-Nesharakut, Gjinit iu bë atentat me ekskploziv duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa mbeti I plagosur edhe një kalimtar i rastit, shtetas italian.

Dyshimet e para flasin për një hakmarrje, vazhdim i sagës së vrasjeve dhe atentateve mes fiseve Reci dhe Gjini. /Ora News

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/atentati-deshmia-e-gjinit-asnje-konflikt-ne-shqiperi-per-1-vjetorin-e-vdekjes-se-vellait/?fbclid=IwAR3AF8Pw5sThPhl8pW9V8tKeiv4AO4kzMKmjB6EXnhcUm3XT0cWte3VetI4

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended