Kryeministri Meta ne Himare: Do te votoni per nje Himare te bashkuar (13 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Meta së bashku me përfaqësuesit e të gjitha partive politike këtu në Himarë i kanë dhënë mbështetjen kandidatit socialist për bashkinë e këtij qyteti, zotit Viktor Mato i cili do të përballet me datë 15 tetor në balotazh me kandiatin e Partisë të Drejtat e Njeriut.
Si rrallë herë në Shqipëri këtë vit të gjitha partitë politike janë bashkuar sot për të mbështetur kandidatin e Partisë Socialiste për kreun e Bashkisë Himarë kundër kandidatit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në balotazhin e së dielës. Gara elektorale në këtë qytet është zhvilluar mes polemikave dhe akuzave që i ka kaluar përmasat lokale.
Meta ka premtuar sot të bëjë në pak muaj ato që nuk janë realizuar nga të gjitha qeveritë e mëparshme së bashku. Ai premtoi jo vetëm për Himarën, por për të gjithë bregun investime në ujë, rrugë, shkolla, turizmi familjar, telefona dhe shërbimi shëndetësor. Më tej, Meta tha:
"Shanset më të mëdha për zhvillimin e Himarës janë ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit dhe me zhvillimin e Himarës dhe krejt bregut të një prej perlave turistike jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të rajonit tonë. Dua të përsëris dhe njëherë se këto që thashë nuk janë premtime elektorale për të kaluar sot radhën dhe për të marrë votat më 15 tetor, por këto premtime që unë bëra do të fillojnë të realizohen në pak javë dhe në pak muaj. Këtu nuk do të votoni për t'i ndarë himarjotët, por për t'i bashkuar ata. Fakt që tregon dhe prezenca e shumë forcave të ndryshme politike në tribunën e këtij manifestimi."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended