Noka: Qeveria ka partner biznesi krimin, PD e vetmja forcë në Shqipëri që e lufton

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


I ftuar në Ora News, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka u shpreh se qysh kur ka ardhur në pushtet Rilindja krimi është bërë partner me krimin.

Sipas Nokës, policia e shtetit është e mbaruar dhe shtoi se politika në pushtet ka një mendësi kriminale.

Flamur Noka: Kemi vite, qysh nga 2013, që qasja e politikës në pushtet ndaj luftës ndaj krimit, është e një mendësie të frikshme në mënyrë kriminale. Është e vetmja qeveria në 30 vite demokraci, që krimin e organizuar e konsideron partner dhe biznes. Faktet janë të pakundërshtueshme. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe më vjen keq kur shoh një polici jo vetëm të tulatur, por të mbaruar.

Ngjarja e mbrëmshme ishte një ngjarje në kufijtë e terrorit. Politika në pushtet, kur vriten njerëzit, shprehet se hëngshin kokat e njëri-tjetrit, se edhe ata janë bir nënash. Kjo është mendësi kriminale. Ndodhin ngjarje në kufijtë e tragjikes dhe politika thotë se ngjarja të tilla ndodhin kudo. Ndodhin në vend të botës së tretë, atje ku nuk ka shtet. Në vendin tonë është në pushtet një qeveri që qytetarin nuk e ka në nocionin bazë, por herë e përdor kur i duhet dhe herë e anashkalon.

Noka theksoi se PD është e vetmja forcë në Shqipëri që ka dhënë prova që sa herë është në pushtet ka treguar zero tolerancë ndaj krimit.

Flamur Noka: PD është e vetmja forcë në Shqipëri që ka dhënë prova që sa herë është në pushtet, ka vetëm një devizë: zero tolerancë ndaj krimit. Edhe Basha e ka bërë me dije këtë devizë: zero tolerancë kundrejt krimit. Të gjitha bandat kriminale të fuqizuara, të krijuara dhe të shpërblyera nga Rilindja, nesër kanë vetëm një fat: fati i tyre është vetëm drejtësia.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/noka-qeveria-ka-partner-biznesi-krimin-pd-e-vetmja-force-ne-shqiperi-qe-e-lufton/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended