Mbyllet me sukses nata e trete e poezise se performuar (13 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Nata e tretë e poezisë së performuar është zhvilluar në sallën e kinemasë së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Aktiviteti është iniciativë e QNK-së me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Në qendër të tij ka qenë poezia e poetëve të njohur krijimtaria e të cilëve u botua pas viteve '90. Poezitë "Robër", "Natën kur bie shi" të Zef Zorgës janë interpretuar nga aktorë të njohur si Rikard Larja dhe Yllka Mujo në sfondin muzikor të klarinetistit Fatos Qerimi.
Mbrëmja e tretë e natës së poezisë së performuar ka regjizurën e Altin Bashës si dhe ideatore Rozeta Ferrin. Ndërsa poezitë u përzgjodhën nga Franca Paliku. Nata e poezisë së performuar është kthyer në një traditë me pjesë të zgjedhura nga autorë të letërsisë shqipe dhe të huaj. Mbrëmja e parë e këtij aktiviteti u mbajt në mars të këtij viti ku u interpretuan poezitë e autorëve të njohur shqiptarë si Mjeda, Fishta, Poradeci, De Rada, Noli, Çajupi e të tjerë./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended