Top News - Protesta e naftëtarëve/ Hajdari-qeveria e opozita heshtin!

  • 3 years ago
Protesta e naftetareve te Ballshit para kryeminsitrise, eshte prekur ne kuvend nga deputetja Rudina Hajdari. Hajdari ka deklaruar se është një turp për politikën shqiptare që hesht, ndërkohë që ata punëtorë po kërkojnë pagat për të mbajtur familjet e tyre.

"Njerëz të palodhur që nuk paguhen, nga ana tjetër kemi disa njerëz që janë të pangopur, kanë marrë këtë pasuri e kanë shfrytëzuar dhe e kanë futur vendin në gropë. Dua të përmend naftëtarët e Ballshit që janë njerëz me dinjitet janë kthyer pa dinjitet se nuk ka kush ti mbrojë, deputetët heshtin, qeveria hesht.

Ata me të drejtë kërkojnë rrogat e tyre, e kanë lënë me 900 milion euro dollarë borxh këtë vend. A ka ndonjë procedim për këta persona nuk paguajnë punëtoret. Me kohë këta naftëtarë dalin në rrugë për të protestuar. Një grup të pangopurish që jetojnë si sheik, ndërsa ata që kërkojnë pagat procedohen. Sot ne heshtim përpara atyre që kërkojnë pagat. Ky lloj sistemi duhet të shkallmohet".
Hajdari ka vënë në dukje edhe heshtjen e opozitës jashtë parlamentit, e cila si gjithmonë hesht përpara fenomeneve të tilla, ku një grup punëtorësh kërkojnë të marrin jo më shumë, por vetëm pagën për djersën e derdhur në punë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RudinaHajdari#Naftetaret#TopChannel

Recommended