Top News - OECD për koronavirusin/ Dëmet në ekonomi, jo aq të mëdha

  • 3 years ago
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) parashikon që dëmi ekonomik global nga pandemia me koronavirus nuk do të jetë aq i madh sa ishte menduar, por rimëkëmbja ekonomike vitin e ardhshëm sipas saj, ka për të qenë më modeste nga sa pritej.


Instituti ndërqeveritar me seli në Paris thekson se rritja e bruto prodhimit të brendshëm do të tkurret për 4.5 përqind këtë vit ? çka nënkupton një rënie prej 6 për qind më pak rënie sesa ishte parashikuar tre muaj më parë.

Ekonomia globale pritet të ketë një rimëkëmbje prej 5 përqind sipas kësaj organizate, ndonëse paraprakisht kishte parashikuar rritje prej 5.2 përqind.

?Edhe pas lehtësimit të masave të izolimit, rikthimi i aktivitetit të biznesit e ka humbur ritmin që prej muajit qershor, kryesisht në ekonomitë e avancuara?, thuhet në deklaratë.

Në çerekun e dytë të vitit 2020, prodhimi global ka qenë 10 përqind më i ulët sesa në fundin e vitit të kaluar, përpara shpërthimit të pandemisë. Një rënie të tillë, OECD e ka cilësuar si ?shok të pashembullt të kohërave moderne?. E vetmja ekonomi që do të zgjerohet më 2020, me rreth 1.8 përqind, parashikohet të jetë Kina.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OECD#Economy#TopChannel

Recommended