Ministri i Jashtem Milo mbledh ambasadoret shqiptare ne Ballkan - (14 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ambasadorët shqiptarë në Ballkan, mblidhen nga Ministri i Jashtëm, Paskal Milo për një qëndrim të ri të diplomacisë shqiptare pas ndryshimeve në Jugosllavi. Përfaqësuesit zyrtar shqiptarë, në Prishtinë, Zagreb, Lubjanë, Sofje, Athinë, Bukuresht e Shkup, sot janë njohur nga shefi i diplomacisë shqiptare Paskal Milo, me një erë të re të ndryshimeve. Milo para ambasadorëve tha:

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- ?Ky është një proces, nuk është një akt i vetëm, i politikës dhe i diplomacisë shqiptare. Do të jetë në vijim të qëndrimeve tona të vazhdueshme që kemi mbajtur ndaj zhvillimeve në Beograd apo edhe në rajon, pra do të jetë në koherencë të plotë me vijën që ka ndjekur diplomacia shqiptare gjatë gjithë kësaj kohe?.

Diplomacia shqiptare, ka theksuar shefi i saj Milo, duhet të jetë pararendëse e çdo qëndrimi apo ndryshimi të shtetit shqiptarë.

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- ?Prandaj kjo mbledhje e sotme e punës do të jetë shumë e dobishme për të gjithë ne dhe ne mendojmë që pas kësaj, do të ketë një reflektim dhe një veprim të menjëhershëm aktiv të të gjithë ambasadorëve tanë dhe trupit diplomatikë të akredituar në vendet fqinje?.

Më pas Milo me ambasadorët shqiptarë në Ballkan, kanë diskutuar pa prezencën e medias, mbi strategjinë e re diplomatike në rajon./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended