Eranda Libohova perlotet ne studio nga mesazhi pertej oqeanit

  • 3 years ago
E ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, Eranda Libohova ka folur edhe për dy vëllezërit e saj. Ajo ka treguar se me vëllain që jeton në SHBA, Zamirin, ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe speciale, madje e konsideron edhe si shok. Zamiri ka qenë zëri i saj në familje, e ka mbështetur gjithmonë dhe nuk e ka gjykuar apo ta shohë nga pozitat e vëllait të madh.
Ai e ka surprizuar të motrën me në videomesazh gjate emisionit, ku shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ndjen për të. Zamiri tregon se është shumë krenar për të dhe uron që të mos ndryshojë kurrë.
?Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa. Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda. Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty, por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga. Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë?, është shprehur Zamiri. /tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended