Java e luftes antiduhan (12 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një javë plot rezistencë kundër monopoleve të duhanit. Kështu është quajtur java që përbën fushatën sensibilizuese përhapur në të gjitha shkollat e kryeqytetit, tek brezi fillestar nga ku mund t'i vihet fre pirjes së duhanit. Çdo 8 sekonda kemi një vdekje nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani. Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Edukimit Promocional Shëndetësor dhe Shoqata "Shqipëri pa duhan" kanë zhvilluar aktivitete jo vetëm leksikore, por me pamje filmike kanë treguar humnerën se ku të çon ky tym.
Në tymin e duhanit ka rreth 4 mijë substanca që dëmton çdo organ të trupit, 43 prej tyre janë kancerogjene. Çdo ditë 11 mijë njerëz provojnë për herë të parë duhanin. 60% e meshkujve të parë mbi 50 vjeç konsumojnë cigaren ndërsa 18 % e zënë femrat të cilat kanë tendencë rritje. Fushata është zhvendosur dhe në Sanatorium ku një film dokumentar "Të vrasësh" është transmetuar edhe për mjekët e spitalit në periferi të Tiranës.
Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një ligj për duhanin që pret miratimin nga Parlamenti, ligj i cili nuk lejon pirjen në ambjente publike, por dhe ndalimin e reklamës. Sot në vendet e zhvilluara vdesin 2.5 milion njerëz çdo vit nga duhanpirja./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended