Wake Up/ David Kantozi: Arsyet politike që Izraeli riktheu karantinën. Qytetarët kundër

  • 3 years ago
David Kantozi, është përfaqësuesi i Komunitetit Shqiptaro-Hebraik të Izraelit, vendi i parë në botë që riktheu karantinën kombëtare për shkak të rritjes së rasteve së koronavirusit. Bllokimi, i cili do të nisë këtë të premte pasdite, parashikon që vendi të kthehet në të njëjtat kufizime të rënda të bllokimit të parë në prill. Rastet e koronavirusit u rritën javën e kaluar, duke arritur një rekord prej mbi 4 mijë të infektuarisht të rinj në 24 orë. Një ditë më parë ky numër kërceu në mbi 5 mijë të infektuar. Numri i pacientëve në gjendje të rëndë gjithashtu është rritur në mënyrë të vazhdueshme, me mbi 5 raste të rënda dhe të paktën 140 pacientë në ventilatorë. Kantozi, i Komunitetit Shqiptaro-Hebraik në një lidhje skype nga Izraeli tha se ky vendim është krejtësisht politik dhe se ekspertët dhe vetë qytetarët janë kundër rikthimit të karantinës. Fajtore për rritjen dramatike të rasteve ekspertët vendas atje bëjnë rihapjen e shkollave dhe universiteteve. Ndërkohë vendimi për rikthimin e karantinës ka shkaktuar protesta popullore, të cilat edhe ato nga ana e tyre kanë kontribuuar për rritjen e rasteve me Covid-19.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended