Prindër e nxënës me ankesa: Probleme me maskat, formularët janë pa kuptim - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prindër, gjyshër e nxënës ngrenë pikëpyetje për zbatimin e protokollit të sigurisë nëpër shkolla. Problemet kryesore lidhen me higjienën në tualete dhe pamundësinë e mbajtjes së maskës ashtu siç duhet. QYTETARE ?tualetet keq, mungon dhe uji,. Do një person qe ti shkoje nga pas. Maskat nuk I mbajne dot siç duhet.? Edhe formulari i vetdeklarimit, sipas prindërve mund të japë të dhëna të pasakta në rastet kur bëhet fjalë për mos shfaqje të simptomave. QYTETARI?Pa sens: nje femije nuk ka pergjegjesi. Prindi nuk mund te marre pergjegjesi se eshte asimptomatike.? Shkolla me turne dhe shkurtimi i orëve të mësimit sipas nxënësve nuk krijon kohën e duhur për të realizuar të plotë procesin e nxënies. NXENESI ?Me 25 minuta nuk bëhet mësim. Sa fillon ora, mbaron pa e kuptuar, mësuesja nuk shpjegon dot mësimin e plotë, nuk pyet dot në mësim, nuk kontrollon dot detyrat e të gjithëve, se nuk del koha.? Nga ana tjetër, ka edhe prindër të cilët janë të kënaqur nga rregullat që po diktohen në ambientet shkollore.PRINDERIT?Dje dhe sot jam e kënaqur, po shoh që ka rregull, të shohim si do vazhdojë.?Edhe pse në klasa diktohen rregulla strikte, të njëjtit nxënës i rikthehen normalitetit pa maska e distancim social, sapo dalin nga shkolla. Ata bashkë me prindërit bëhen pjesë e grumbullimeve duke i bërë praktikisht të pavlefshme shtrëngesat brenda shkollës.

Recommended