Top News - Zjarr i qëllimshëm/ Durrës, digjen pishat në Kallm

  • 3 years ago
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë zjarr në zonën kodrinore të Kallmit në bregdetin e Durrësit. Pisha, pemë të tjera, shkurre dhe barishte janë përfshirë nga flakët rreth orës 01.30 të mëngjesit. Zjarrëfikësit e Durrësit janë përpjekur të shuajnë vatrat e zjarrit dhe të shmangin përhapjen e tij në drejtim të pikës sinjalo-vrojtuese të marinës ushtarake dhe antenave televizive që ndodhen në kodër. Në ndihmë të tyre kanë qenë dhe zjarrfikëse të portit detar dhe Shijakut. Në një terren të vështirë është punuar gjithë natën për të shuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll dhe kanë mbetur vatra të vogla që punonjësit po përpiqen t'i shuajnë. Një grup hetimor pritet të përcaktojë shkakun e zjarrit që paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Kallm#TopChannel

Recommended