Top News - Rikthehet ‘Top Story’/ Personazhet e infektuar me covid

  • 3 years ago
Sezoni i ri televiziv ka nisur prej një jave në Top Channel, ndërkohë që sonte rikthehet edhe top story, me dokumentarë të fortë e investigues për shumë çështje që prekin publikun.
Mbrëmjen e sotme top story do të trajtojë temën e covid 10, ku mijëra shqiptarë janë prekur e qindra të tjerë kanë humbur jetën.

Virusi i shekullit që ka lënë pasoja të forta tek pacientët që kanë shpëtuar vjen me dëshmitë e personave që kanë përjetuar tmerrin e koronavirusit.
Gazetarë, artistë, sportistë, biznesmenë e politikanë vijnë në Top Story me rrëfime të rralla sesi përjetuan ditët e infektimit, trajtimin në spital dhe pasojat.

Programi ?Top Story? është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe çështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materialeve arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqërinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmisioniInvestigativ#TopChannel

Recommended