Mesuesi 74-vjeçar jep mesim vullnetarisht per nxenesit

  • 3 years ago
Ëngjëllush Bleta është një mësues në pension i cili nuk e ka ndalur punën e tij asnjë ditë. Vullnetarisht mësuesi 74-vjeçar vendosi që gjatë periudhës së pandemisë të mos i lërë gjimnazistët në Tiranë të mbeten prapa me lëndën e matematikës. Në një intervistë për gazetaren e emisionit ?Historia ime? në Tv Klan, ai ka treguar se ka improvizuar në shtëpinë e tij një klasë ku jep mësim online.
Gazetarja: Si bëhet e këndshme matematika?

Ëngjëllush Bleta: Është mënyra si e shpjegon lëndën. Unë shumë herë më ish-nxënësit e mi, sidomos ata të fillimeve, kur më përshëndesin ndonjëherë në ?Facebook?, më thonë ty të kemi mësuesin më të mirë në jetën tonë. Nuk them se mësuesi i matematikës është i vështirë, varet nga personi, nga aftësia e tij, sa i aftë është për të komunikuar më nxënësit. Varet aftësia e mësuesit dhe komunikimi me nxënësit.

Gazetarja: Si është jeta me profesorin e matematikes?

Bashkëshortja e Ëngjëllushit: Vete si njeri është shum i mirë. Ne po bëjmë vite bashkë, i lamë 40 vite. Ka qenë një bashkëshort shembullor si për mua si për fëmijët. Është shumë i apasionuar me punen e tij. Kur ishte në shkollë merreshe me korrigjime, me plan ditaret e tij, kur i korigjonte i shikonte fije për pe. Mua këtu më dukeshe vetja pak e mënjanuar. Jam me fat që kam pasur Ëngjëllin në krahë për këto vite.

#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended