Zjarret 'fusin në sherr' Metën e Veliajn! Presidenti: Nuk ka angazhim,kryebashkiaku e përgënjeshtron

  • 3 years ago
TIRANË- Zjarri në Priskë ka "futur në sherr politikën". Mbrëmjen e djeshme, presidenti Ilir Meta publikoi një video, njëjtë si nga "qytetari dixhital" i ish- kryeministrit Berisha, ku thoshte se flakët po "përpijnë" pyllin në Priskë, por zjarrfikësja nuk është angazhuar. Ai ka kërkuar nisjen e hetimeve që "përgjegjësit" të ndëshkohen.

"Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike. Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!", shkruante Meta.

Megjithatë, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka përgënjeshtruar me anë të disa fotove të zjarfikësve në terren në përpjekje për të shuar flakët. Veliaj nuk i ka kursyer ironitë për akuzën e presidentit Meta.

?Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët?, shkruan Veliaj.