Ora News - Pallatet në Fier pa administrator, banorët të shqetësuar për mirëmbajtjen

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Mungesa e administratorit në disa pallate në qytetin e Fierit ka bërë që qytetarët të sorollaten për të zgjidhur problematikat e tyre.

Myzejene Dulaj është një banore që jeton në katin e parë të një pallati në lagjen ?Apollonia?. Ajo shprehet se dëmtimi i sipërfaqes së jashme të pallatit për shkak të lagështirës dhe punimeve jo cilësore ka rrezikuar jetën e familjarët e saj .

?Ka rënë për herë të katër-t suvaja, dhe ka bërë një dëm shumë të madh që rrezikon në rradhë të parë jetën e fëmijës tim, dhe mua bashkë me të. Kur ra suvaja ne menduam se na qëlloi dikush, ishte një rrezik shumë i madh. Rënia tjetër ka ndodhur në nëntë të darkës. Nga ajo kemi dalë të tmerruar. Tjetra ndodhi kur unë isha në punë, ishte aq e rëndë saqë më thanë se duhet vish sepse diçka e keqe ka ndodhur në shtëpi?, shprehet Myzejene Dulaj

Për problemin banorja i është drejtuar rajonit ku bën pjesë edhe kjo lagje, pasi në pallat prej vitesh mungon administratori.

Myzejene Dulaj:?Kam shkuar dhe kam bërë ankesën dhe më kanë thënë që duhet që të gjesh individin?

Nje tjetër banor në një tjetër pallat shumëkatësh pohon të njëjtin shqetësim. Ai thotë se mungesa e një personi përgjegjës ka detyruar vet banorët të gjejnë zgjidhje për problematike të ndryshme që kanë të bëjnë me mirëmbajten e pallatit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pallatet-ne-fier-pa-administrator-banoret-te-shqetesuar-per-mirembajtjen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended