Ora News - Shkodër, rruga e Thethit drejt fundit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Premtimin që rruga do të përfundonte këtë verë e kishte bërë në rrjetin social vetë kryeministri Edi Rama. Aktualisht fadromat në zonë vijojnë të punojnë, e kantineri është i ndarë në disa faza.

Diku ende kryhen thyerje të malit për zgjerimin e rrugës, pak kilometra më tutje ndërtohen veprat e artit, e në një tjetër segment muret mbrojtëse.

17 kilometrat e rrugës prej Qafës së Thorës e deri në brendësi të fshatit Theth parashikohet të përmbyllen brenda fundvitit.

?Vështirësi ka pasur shkëmbi që ka qenë shumë i fortë, por edhe gabimet që janë bërë në projekt, që na është dashur që t?i korigjojmë dhe të bëjmë një rishkim të projektit?, shprehet Elton Llorja, inxhinier.

Specifikë e kësaj rruge janë shtigjet, për të cilat zgjidhja ka qënë e pjesshme, e që mund të ndikojë në lëvizjen e gjësë së gjallë, karakteristikë e këtyre bjeshkëve.

Elton Llorja:?I kemi respektuar rrugët ekzistuese dhe shekullore, i kemi përshtatur?

Gjerësia e asfaltit do të variojë nga 4m-4.75m dhe do të ketë 3 tunele për mbrojtjen nga ortekët e borës. Ky investim i Bankës Botërore do të kushtojë 763, 302, 700 lekë dhe pritet të ketë një impakt pozitiv për parkun kombëtar të Thethit, duke lehtësuar komunikimin me Shkodrën si dhe duke i dhënë fund izolimit disa mujor në dimër.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shkoder-rruga-e-thethit-drejt-fundit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended