“Matini temperaturën çdo ditë fëmijës tuaj”/ Viti i ri shkollor nën masa të rrepta - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në nisje të vitit të ri shkollor, aspak të zakonshëm për nxënësit për nga masat mbrojtëse që duhet të respektojnë kundër përhapjes së virusit, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i kërkon prindërve të përmbushin detyrimet e tyre në funksion të shëndetit. OGERTA MANASTIRLIUMINISTRE E SHENDETESISE ?Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid19. Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit.Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë, është angazhuar që t?i përgjigjet në kohë çdo problematike që mund të shfaqet në institucionet arsimore, veçanërisht të identifikimit të vatrave të infeksionit në institucionet arsimore. OGERTA MANASTIRLIUMINISTRE E SHENDETESISE Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t?ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar?, Nga mësuesit dhe nxënësit kërkohet respektim i masave mbrojtëse, mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe higjienës personale.

Recommended