Ora News - “Çdo ditë më mirë”, Telecom Albania kthehet në ONE Telecommunication

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Një epokë e re ka nisur mbrëmjen e 10 shtatorit për operatorin e parë të telefonisë celulare në vend i cili nga ?Telekom Albania? është kthyer në ?ONE Telecommunication?.

Aksioneri më i madh i kësaj kompanie, Elvin Guri u shpreh se lidhja e tij me ekonomië shqiptare është forcuar më shumë.

Guri: Duam që të vazhdojmë jo vetëm të forcojmë traditat dhe këtë histori, por duam të vazhdojmë në një ambicie shumë të fortë që të jemi numër një në treg. Jo domosdoshmërisht më të mëdhenjtë por më të mirët.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i ONE Telecommunication, Emil Georgakiev theksoi se është kryer një investim prej 92 milionë eurosh në infrastrukturën e rrjetit dhe teknologjisë së informacionit.

Georgakiev: ONE vjen me një qasje të re në treg dhe mënyrë të re të vepruari dhe përparësia kryesore për ne është kënaqësia e klientit. Kemi besim se duke bërë çdo ditë më mirë për abonentët tanë do bëhemi operatori numër një në Shqipëri.

Ekspertët teknikë të kompanisë konfirmojnë se kanë arritur 1.2 Gbps në një test të shpejtësisë së shkarkimit, rezultat ky i shënuar për herë të parë në Shqipëri.

Ashtu si slogani, ONE Telecommunication premton të bëhet ?Çdo ditë më mirë? për të gjithë shqiptarët.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/cdo-dite-me-mire-telecom-albania-kthehet-ne-one-telecommunication/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended