Zgjerimi me 12 milje ne det, Berisha: Greqia na njoftoi paraprakisht per deklaraten e Mitsotakis

  • 3 years ago
?Greqia do ta rrisë zonën e saj detare nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet. Të tjerë e kanë thënë këtë, por ne jemi ata që po e vënë në zbatim?, pati deklaruar më 26 Gusht 2020 Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Për këtë deklaratë, opozita dhe qeveria shqiptare kanë qenë në dijeni para se Mitsotakis ta deklaronte në Parlamentin grek.

Kjo është konfirmuar për herë të parë nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, duke iu kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se opozita dhe qeveria në Tiranë ishin vënë në dijeni të deklaratës së Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

Sipas Berishës, ishin njoftuar nga vetë pala greke, një praktikë normale kjo mes dy shteteve.

?Gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpejgim. Ai ishte para jush si Kryeministri i dajres dhe kazanit. Qeveria greke ka notifikuar para deklaratës autoritetet shqiptare të dy krahëve, të pozitës dhe opozitës. Padiskutim që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo ëstë praktikë normale e civilizuar dhe etike. Dhe këtë pala greke e ka përmbushur plotësisht. Tjetër punë se pala shqiptare fut kokën nën jorgan dhe thotë smë ka njoftuar?.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended