"Vlorën e dëmton mungesa e aeroportit dhe portit'' Kreu i Dhomës së Tregtisë kujton premtimet

  • 3 years ago
Breshanaj: Na penalizon mungesa e aeroportit dhe portit te jahteve

Ndërtimi i aeroportit të ri në Vlorë por edhe porti i jahteve janë kthyer në domosdoshmëri për Vlorën. kështu shprehet kreu i dhomës së tregtisë, duke kujtuar edhe dy prej premtimeve kryesore të Ramës, që ende nuk janë realizuar. Sa i pakon sezonit në kohë pandemia, Breshanaj tha se ishte mbi pritshmërinë e operatorëve turistike.
Bizneset ne Vlore, flet kreu i Dhomes se Tregtise kr
Mungesa e një porti për jahtet dhe një aeroporti të shumë premtuar po penalizojnë bizneset në Vlorë, që janë të fokusuara tek turizmi. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Arben Breshanaj flet për efektet negative që janë shkaktuar në ekonomi nga mungesa e kësaj infrastrukture.
?Është mungesa e aeroportit. Është shumë e rëndësishëm për të gjithë rajonin. Ka të bëje edhe me portin sepse nuk po përfundojnë investimet. Ne kemi marrë ?OK? nga kryeministri që ky port të kthehet vetëm turistik dhe ajo që është më e rëndësishmja të ndërtohet një port jahtesh. Është bërë shumë e domosdoshme ndërtimi i portit të jahteve?, tha Breshanaj.
Duke folur për sezonin e këtij viti, ku vendi ynë u izolua nga shtetet e tjera, Breshanaj tha se ishte i kënaqshëm, krahasuar me pritshmërinë e pakët që kishin operatorët turistik.
?Ishte turizëm kombëtar. Në skenarin më të mirë ne menduam se do ishim 50%. Nuk ka statistika të sakta, por mendojmë se kemi shkuar 70%. Është një shenjë e mirë?, shtoi ai.
I pyetur për punësimin e shtetasve të huaj në fushën e hotelerisë, një kërkesë kjo e artikuluar nga operatorët turistik, Breshanaj tha se Shqipëria ka paga të ulëta, ndaj e sheh të pamundur ardhjen e emigrantëve të huaj.

Recommended