Neser ne tarracen e Operas vihet ne skene “5 dite mbret” |Lajme-News

  • 3 years ago
Komedia ? 5 ditë Mbret? është shfaqja që do të ngrejë siparin e sezonit artistik në Teatrin Metropolitan për këtë vit, pas më shumë se 5 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë Covid-19.
Me regji nga Stefan Çapaliku, kjo komedi është frymëzuar nga një ngjarje e dëshmuar publikisht prej një kllouni gjerman, i quajtur Otto Ëitte, lindur më 1872 dhe që vdiq në vitin 1958.
Që në titull kjo shfaqje me një sarkazëm të thellë tregon se çfarë bëri kllouni Otto për të marrë pushtetin, një histori kjo e cila tregon se edhe Shqipëria në vitin 1913 është drejtuar nga ky mbret.
Kllouni gjerman vjen nën interpretimin e aktorit Rafael Hoxhaj, ndërsa teatrin politik siç e cilëson edhe vetë regjizori, e luan Ismail Shino.
Sipas Stefan Çapalikut, kjo komedi është një mënyrë për t?iu treguar njerëzve se dhe vendin tonë mund ta drejtojnë kllounët .
Çapaliku shprehet se nuk ekzistojnë dokumente që ta vërtetojnë rrëfimin e këtij kllouni, se në vitin 1913, Shqipëria ka patur një mbret që e ka drejtuar vendin për vetëm 5 ditë.
Mendohet se ky klloun qëndroi në Durrës dhe autoritetet i ofruan gjithçka që dëshironte një mbret, përfshirë këtu edhe thesaret e shtetit.
Më pas historia tregon se Mbreti Otto që jetëgjatësinë e pati vetëm 5 ditë, e braktis Shqipërinë nga frika se mund të arrestohej.
Shfaqja do të jepet ditën e nesëme ne? Tarrace?n e Institutit Italian te? Kulture?s, pranë Bibliotekës Kombëtare duke zbatuar të gjitha protokollet për ruajtjen nga infektimi.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended