Top News - Maqedonia e Kosovë/ Diskutojnë për hapjen e kufirit

  • 3 years ago
Maqedonia e Veriut dhe Kosova po diskutojnë në Shkup gjendjen epidemiologjike me COVID-19, si dhe mundësinë e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj para takimit në Shkup me homologun e tij maqedonas, Venko Filipçe, ka folur për gjendjen epidemiologjike në Kosovë duke theksuar nevojën për lehtësira gjatë kalimeve kufitare.
Zemaj: Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit
....Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësor do të veprojmë edhe neve si vendimmarrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit?
Autoritetet e të dyja vendeve, për shkak të pandemisë, kanë vendosur kufizime për lëvizjen e qytetarëve duke lejuar qarkullimin vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë. Ky test tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti. Kjo vlen edhe për kalimet transit mes dy vendeve. Të dyja vendet lëvizje të lirë për momentin kanë vetëm me Shqipërinë.
Zemaj: Çështja e kufijve do të zgjidhet konformë situatës epidemiologjike.
... Do të shohim edhe në rajon se si është gjendja edhe në Maqedoni edhe në Shqipëri, Mal të Zi edhe Serbi dhe qytetarëve tanë t?iu mundësohet lëvizja më e lirë deh menaxhimi më i lehtë shëndetësorë sidomos për pandeminë.....
Rastet ditore në kosovë dhe maqedoninë e veriut kanë ardhur në rënie këto ditë. Në maqedoninë e veriut janë regjistruar gjithsej 15293 raste të koronavirusit ndërsa në kosovë kjo shifër shkon në 14301.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedonia#Kosove#TopChannel

Recommended