Top News - Arrestimi i gjyqtares/ Zbulohet telefonata e korrupsionit

  • 3 years ago
Hetimet për zbardhjen e mëtejshme të korrupsionit të gjyqtares së arrestuar një ditë më parë së bashke me një avokat dhe një shef të departamentit të drejtësisë në universitetin e Durrësit janë intensifikuar më tej.

Ngjarja për të cilët veproi SPAK ka ndodhur në 5 korrik, kur është arrestuar Orion Bali gjatë operacionit policor të koduar ?perimetri? nën akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Top Channel shkruan se të arrestuarit për këtë cështje korruptive janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Por, për hetimin e cështjes kanë shërbyer edhe përgjimet telefonike.

Në telefonata avokati Demiraj flet me Klodian Zhillën që jeton në Korçë dhe e pyet për njohjet atje dhe më pas i shkruan në datën 22 korrik dhe emrin e të burgosurit që i kishte dalë seanca e gjyqit. Avokati Demiraj flet me Zhillën duke e pyetur për njohjet dhe ai i tregon se njeh Carën që e ka gruan nga Tropoja (gjyqtarja Margjeka). ?Për atë tjetrin gjyqtarin Olsi Xhavellën nuk është e sigurtë?, thotë njëri prej tyre.

Më datë 23 korrik Skënderi komunikon me Klaudio Zhillën i cili i thotë se e ka lënë për nesër për tu takuar dhe i konfirmon datën e gjyqit.
Klaudio i bën me dije se po pret ta takojë drejtpërdrejt se ka nga këta sekserat dhe është muhabeti që nuk duan tja rrisin këto, sot në fakt doli njëri nëpërmjet sekserit dhe ishte tarifë që nuk ia vlente.
Të gjitha bisedat janë tashmë pjesë e dosjes, ku është folur edhe me shifrat e parave që janë paguar për lirinë e Balit përkundrejt garancisë pasurore.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#MimozaMargjeka#TopChannel

Recommended