Xhepa: Kriza e Covid-19 dhe norma e ulët e interesit bënë që shqiptarët të tërheqin para nga bankat

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews



Banka e Shqipërise bëri me dije se gjatë pandemisë, 324 miliardë lekë kanë qarkulluar në mënyrë informale.

Por pëër ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa, qarkullimi i parasë cash është një fenomen normal, sidomos për vendet si Shqipëria, ku niveli i të ardhurave është i ulët.

Selami Xhepa: ?Qarkullimi i parasë cash në ekonomi, është një fenomen normal, sidomos për ekonomitë që kanë nivel të ulët të të ardhurave. Për ekonomitë që nuk kanë një kulturë të gjërë financiare, dhe një traditë në përdorimin e institucioneve financiare. Është një fenomen që e ne e ndeshim shpesh në jetën e përditshme.?

Në një lidhje përmes Skype për ?RTV ORA?, ai tha se kriza e shkaktuar nga Covid-19 dhe norma e ulët e depozitave në banka, bëri që shqiptarët të tërheqin para nga bankat.

Selami Xhepa: ?Në rastin e goditjeve të forta, sikruse kriza e shkaktuar nga Covid-19, krijoi një problem në sjelljen e konsumatorëve, sepse në përgjithësi njerëzit i bëjnë shpenzimet e përditshme në cash, dhe tërhoqën nga depozitat në sistemin bankar edhe për shkak të frikës se për sa kohë mund të zgjasë një situatë e tillë. Gjithashtu, në ekonominë tonë prej një kohe të gjatë kemi pasur norma interesi tepër të ulëta, normat për valutën lek dhe euro ka qenë gati zero.?


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/xhepa-kriza-e-covid-19-dhe-norma-e-ulet-e-interesit-bene-qe-shqiptaret-te-terheqin-para-nga-bankat/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended