KQZ takim me vezhguesit e KE-se ne Shqiperi (29 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryetari i KQZ-së Fotaq Nano priti sot në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve grupin e vëzhguesve të Këshillit të Europës kryesuar nga Shenar. Në takim mori pjesë dhe Grunet, përfaqësuesi special i KE-së në Shqipëri. Gjatë takimit kryetari i KQZ-së informoi grupet e vëzhguesve mbi ecurinë e procesit zgjedhor si dhe etapat e punës në KQZ. Ne jemi përpjekur u shpreh kryetari i KQZ-së që infrastruktura për zgjedhjet të jetë bashkëkohore duke përmendur kutitë e votimit transparente, dhomat e fshehtësisë si dhe fletët e votimit me elementë të sigurisë së lartë.
Në këto zgjedhje është vënë re një numër i konsideruar vëzhguesish,pjesa më e madhe e të cilëve janë vendas dhe pjesë e organizmave joqeveritare. Nano u shpjeguar vëzhguesve të KE-së gjithë procesin e përgatitjes së listave përfundimtare të votuesve. Alen Shenar i cili kryesonte grupin e vëzhguesve të KE-së, gjatë këtij takimi u shpreh për rëndësinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri duke nënvizuar nëse ata do të kenë një ndikim të dukshëm në të ardhmen e Shqipërisë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended