Top News - Disney nën kritika/ ’Mulan’ u filmua në Xinjiang

  • 3 years ago
Disney është nën presion për shkak të filmimit të disa pjesëve të filmit të tij të ri, Mulan, në Kine, ku qeveria akuzohet për abuzime serioze me të drejtat e njeriut. Në titrat e fundit, falenderohet një agjenci qeveritare e sigurisë në provincën Xinjiang, ku rreth 1 milionë njerëz, pjesa më e madhe e tyre ujgurë myslimanë, mendohet se mbahen të internuar. Filmi ka qenë në shënjestër të thirrjeve për bojkot edhe më herët pasi aktorja kryesore mbështeti nënshtrimin e protestave në Hong Kong. Disney nuk ka bërë ende komente në lidhje me akuzat më të fundit. Kina thotë se kampet e saj të burgosjes në xinjiang janë të nevojshme për të përmirësuar sigurinë. Filmi Live-Action, që është një nga projektete më të mëdha të vitit, është një risjellje e historisë së animuar të 1998, të një vajze të vogël që zë vendin e të atit në ushtri. Por fansat, në disa vende aziatike, kërkuan bojkot pasi aktorja e lindur në Kinë, Liu Yifei, bëri komente që mbështesnin policinë e hong kongut, që është akzuuar për dhunë ndaj protestuesve pro demokracisë në muajt e fundit. Më pas, të hënën, përdoruesit e medias sociale vunë re se në titrat e fundit, Disney falenderonte një numër entitetesh qeveritare në xinjiang, përfshirë byronë e sigurisë publike që menaxhon kampet e riedukimit ku mbahen ujgurët.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Disney#Mulan#TopChannel

Recommended