Ora News - Listat e koalicionet, ende të pacaktuara

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, kodi zgjedhor duhet të ndryshojë sërish. Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore duhet të përcaktohen në këtë ligj por Këshilli Politik ende nuk ka një datë se kur do të mblidhet.

PS duhet të mandatojë Damian Gjiknuri si përfaqësuesin e saj në këtë Këshill për shkak se i ka përfunduar mandati fillestar si bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore.

Sipas burimeve, ende nuk ka një komunikim zyrtar mes palëve se kur do ta rikthejnë tryezën ekstraparlamentare.

Listat e hapura dhe koalicionet pritet të përfshijnë sërish politiken në debate, një moment që mund të rikthejë ndërkombëtarët në tryezën e dialogut.

Nëse PD-LSI do të propozojnë një mekanizëm që garanton barazinë gjinore atëherë PS është e gatshme të hapë listat 100% në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Mazhoranca mendon se hapja e listës me 2/3 është e mjaftueshme, me argumentin se po të jenë 100% të hapura vendi mund të kthehet pas në kohë kur në Parlament gratë ishin të pakta në numër.

Por demokratët mendojnë se ky propozim i socialistëve është vetëm një truk politik i Edi Ramës.

Mbetet për tu parë si do të shkojnë partitë politike në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, të bashkuara në një listë si një subjekt zgjedhor siç propozon PS apo në koalicione parazgjedhore si në zgjedhjet e shkuara, kërkesë kjo e PD.

Edhe 7 muaj kanë mbetur nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndërsa përgatitjet për zgjedhjet janë ende në pikën zero, pasi mungon institucioni që do të merret me administrimin e tyre.

Implementimi i teknologjisë në parlamentaret e 2021 do të jetë sfida dhe risia e këtyre zgjedhjeve që i është ngarkuar drejpërdrejtë nënkomisionerit të PD, i cili ende nuk ka marrë detyrën e tij

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/listat-e-koalicionet-ende-te-pacaktuara/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended